Në Skenderaj konfiskohet një armë arrestohet i dyshuari
F.S / RTKlive
Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj ka konfiskuar një armë zjarri.
Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se konfiskimi i armës është realizuar si rezultat i veprimeve hetimore, ku fillimisht nga ana e ankuesit ishte raportuar një rast me elemente të veprës penale të kanosjes.
“Pas identifikimit dhe arrestimit nga i dyshuari është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ndaj tij është iniciuar rast për hetim për veprat penale " Kanosje " dhe "Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës".























