10:08 / 16.05.2023
Arrestohet një person me të meta psikike, dyshohet se dhunoi një të mitur
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuat të hënën në Ferizaj një burrë me të meta psikike.
Sipas Policisë, ai dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur.
“Me datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Tutje në raportin 24-orësh është thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.























