Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë vidhen 5853.60 euro
BKT
Kronika

Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë vidhen 5853.60 euro

E. Hoti/ RTKlive

Të hënën në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet  të ketë ndodhur në rrugën  “Sali Çitaku” në mes datave 12 dhe 15 maj të këtij viti.

Në raportin 24 orësh është bërë të ditur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme.

Gjithashtu është raportuar se përpos kësaj janë vjedhur edhe mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€, pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR.

Tutje u tha se nuk është raportuar për të arrestuar, teksa  rasti  është në hetime.


MË SHUME NGA Kronika