10:22 / 16.05.2023
Tentoi të merrte kredi me dokumente të falsifikuara, arrestohet
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që i njëjti kishte aplikuar për marrjen e kredisë në një bankë, me dokumente të falsifikuara.
Në raportin 24- orësh të Policisë bëhet e ditur se i ai kishte aplikuar për kredi në fund të janarit të këtij viti.
Tutje është thënë se me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë rasti është iniciuar si “ Mashtrim/ falsifikim i dokumenteve”.























