10:38 / 16.05.2023
Axha kanos nipat me armë për një kontest pronësor
E. Hoti/ RTKlive
Katër persona në Prizren, kanë lajmëruar Policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre.
Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore.
PK ka thënë se për këtë armë i dyshuari kishte leje.
Tutje u tha se në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.























