Vihen nën pranga të policisë dy të dyshuar për `Vrasje në Tentative`
BKT
Kronika

Vihen nën pranga të policisë dy të dyshuar për `Vrasje në Tentative`

Fadil Sertolli / RTKlive

Policia e Hetuesve të Sektorit Rajonal të hetimeve të DRP të Prizrenit, në bazë të një Urdhërese për Urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelor është bërë bastisje në tri lokacione dhe ka arrestuar dy të dyshuar për vrasje në tentativë.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se këto veprime hetimore janë ndërmarrë në funksion të zbardhjes së rastit “ Vrasje në Tentativë “ të datës 06.05.2023 të ndodhur ne fshatin Mamushë dhe me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar lidhur me ketë rast.

“Janë arrestuar personat e dyshuar M.U.( 45 vjeçar) dhe I.B.( 26 vjeçar). Të dyshuarit M.U. i është gjetur në posedim dhe me pas është sekuestruar nga krim tekniku në cilësinë e dëshmisë materiale një arme zjarri ; Revolver model Knalle, Cal.9mm ROHM RG 69, katër fishekë të armës dhe një gëzhojë. Dyshohet se e njëjta armë është përdorur në rast”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, dy te dyshuarit tjerë A.B.( 50 vjeçar ) dhe A.B.( 25 vjeçar ) ende janë në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarre në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit me vendim të të cilit arma e zjarrit e gjetur në posedim tek i dyshuari sekuestrohet”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me aktvendim me shkrim të Prokurorit, të dyshuarve M.U. dhe I.B. u shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë dhe kundër tyre ngritët ‘KALLEZIM PENAL’.


MË SHUME NGA Kronika