10:01 / 18.05.2023
Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
E. Hoti/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur në posedim dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia .
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale " Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armës" .























