10:54 / 19.05.2023
Vetura godet një këmbësor në Ferizaj
E. Hoti/ RTKlive
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Bablak të Ferizajit.
Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një këmbësor i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar”, njofton Policia e Kosovës.
Më tej u tha se rasti i cili ka ndodhur dje rreth orës 13:04 po hetohet nga policia.
Ndryshe, gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 40 tjera me dëme materiale.























