Tentim vrasje në Ferizaj
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

Tentim vrasje në Ferizaj

J.M/RTKlive

Një tentim vrasje është regjistruar të ketë ndodhur të shtunën në Ferizaj, përkatësisht në rrugën “Reçaku”.

Rreth orës 02:00 pas mesnate, viktima, shtetas i Kosovës, ka raportuar se përderisa ka qenë ne veturë me dy shokë, ka ardhur një veturë tjetër afër tyre.

Nga e njëjti automjet, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre, dhe ka ikur me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia deklaron se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe sipas mjekut, i njëjti ka pësuar lëndime nga copëzat e xhamit si pasoj e shkrepjes me armë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.

“I dyshuari ende nuk është hasur nga njësitë policore. Rasti në procedurë hetimore”.


MË SHUME NGA Kronika