Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima paraqitet në polici si e dhunuar
BKT
Kronika

Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima paraqitet në polici si e dhunuar

M.Miftari/RTKlive

Ankuesi, mashkull kosovar, është paraqitur në stacionin policor dhe ka njoftuar se viktima, femër kosovare, ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Sikundër bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, më 21.05. 2023, në ora 02:00.

Pasi ishte raportuar si e zhdukur, viktima, femër kosovare, nën shoqërinë e ankuesit të lartcekur, është paraqitur në stacion policor për raportim të rastit ‘dhunim’.

“Lidhur me rastin viktima është intervistuar sipas procedurave dhe, e njëjta, është dërguar për ekzaminim mjekësor, po ashtu është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet, mes tjerash, në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 


MË SHUME NGA Kronika