09:35 / 22.05.2023
Një burrë ankohet se u rrah në shtëpinë e tij nga një femër
N.M. /RTKlive
Një person, nga Prizreni, ka raportuar dje në polici se është sulmuar fizikisht, në shtëpinë e tij, nga një femër për çka ka kërkuar edhe trajtim mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e tij, e dyshuara femër kosovare kishte shkuar dhe e kishte sulmuar fizikisht, fyer dhe kërcënuar. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti po procedohet me procedurë të rregullt.























