Policia njofton për dy vdekje brenda 24 orëve
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se dy persona kanë vdekur të dielën.
Sipas njoftimit rastet kanë ndodhur në Istog dhe Klinë, derisa janë iniciuar raste si “hetim i vdekjes”.
Në Istog, një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi viktima mashkull ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe një autoambulancë, ku është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, e rasti po trajtohet.
Kurse në Klinë raportohet se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte dërguar për tretman mjekësor me ç’rast nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.
“Njësitë policore janë duke e hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.























