09:19 / 24.05.2023
40 vjeçarit i sekuestrohet pistoleta me karikator dhe një fishek
E. H/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është shoqëruar në stacionin policor pasi i është gjetur një armë zjarri.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në fshatin Soponicë të Kaçanikut.
Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit G. T, i moshës 40 vjeçare është gjetur një armë zjarri me një karikator dhe një fishek, të cilat më pas janë konfiskuar.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Rasti është cilësuar si ‘’Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’’.























