09:51 / 24.05.2023
Rrahje mes disa personave në Podujevë, një i plagosur me armë zjarri
E. H RTKlive
Një rrahje mes disa personave ka ndodhur dje në Podujevë, ndërsa në këtë përleshje është përdorur edhe armë zjarri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e kësaj rrahje një burrë është plagosur nga arma e zjarrit, i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor.
Tretman mjekësor po ashtu kanë pranuar edhe tre persona tjerë të përfshirë në rrahje.
Policia ka sqaruar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.
Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.























