10:09 / 14.06.2023
Prishtinë, arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë
V. Thaçi / RTKlive
Policia e Kosovës njofton se mbrëmë njësitet e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë.
Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhë me datën 13.06.2023 në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë, ku një person është sulmuar me mjet i mprehtë (thikë) dhe më pas qëllimshëm është goditur me veturë.
“Personat e dyshuar janë, E. V, mashkull, 30 vjeç, A. V, mashkull, 19 vjeç, pas intervistimit në me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton policia.























