Vrasje me armë zjarri në Prishtinë
BKT
Foto: RTK
Kronika

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë

V.Thaçi / RTKlive

Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri në “Rrugën C” në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive, Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për RTKlive se nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete.

"Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "C" në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete.
Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast", ka thënë Ahmeti .

Tutje Ahmeti ka thënë se veprimet operativo - gjurmuese   të ndërmarra nga ana e policisë, më larg vendit të ngjarjes  kanë rezultuar me gjetjen e një veture të përfshirë nga flaka që dyshohet të jetë vetura e  shfrytëzuar nga të dyshuarit e implikuar në rast.

 

 


MË SHUME NGA Kronika