14 vjeçari therë me thikë 15 vjeçarin në Prishtinë
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

14 vjeçari therë me thikë 15 vjeçarin në Prishtinë

J.Musliu/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 14-vjeçar të enjten në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, pasi dyshohet se ai e ka therur me thikë një 15-vjeçar.

Sipas policisë, i dyshuari ka deklaruar se e ka qëlluar pa dashje viktimën derisa po luanin.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit, në prani të prindit dhe avokatit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika