Nënë e djalë rrihen mes vete në Drenas
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Nënë e djalë rrihen mes vete në Drenas

J.M/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Drenas, ka ndodhur një rrahje ndërmjet nënës dhe djalit të saj në moshë të mitur.

Sipas policisë, rreth orës 10:25 minuta, është  arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht  me djalin e saj të mitur, dhe kishin sulmuar njëri tjetrin.

“Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, sqaron policia. 

Kështu, me vendim të prokurorit  e dyshuara është dërguar në mbajtje,  kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika