08:33 / 18.06.2023
Gruaja nga Podujeva denoncon të afërmin e burrit për sulm seksual
J.M/RTKlive
Në Podujevë, policia njofton se ka ndodhur në rast të cilin e ka kategorizuar si sulm seksual.
Policia njofton se të shtunën, viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht.
Ajo ka thënë se këtë sulm e ka kryer një i afërm i bashkëshortit, i dyshuari mashkull kosovar.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka deklaruar policia, pa dhënë detaje të tjera shtesë.























