Sekuestrohet një armë, pasi u raportua për të shtëna
BKT
Kronika

Sekuestrohet një armë, pasi u raportua për të shtëna

F. Sertolli / RTKlive

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri, kjo pas një raportimi në polici për të shtëna në një aheng familjar.

“Sot rreth orës 19:00,  kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën "Aleks Buda" në Prishtinë”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e stacionit policor Veriu, të cilët kanë sekuestruar një armë dhe kanë shoqëruar personin e dyshuar: F.Z, mashkull, i cili kishte shtënë gjatë një ahengu familjar.

“Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje. Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri,  përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje të ndryshme, strukturat operative rajonale të policisë po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie”, thuhet në njoftim.

Andaj mbështetur mbi këtë bazë, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.


MË SHUME NGA Kronika