Mbrëmë është hedhur edhe një shok bombë në Zveçan
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Mbrëmë është hedhur edhe një shok bombë në Zveçan

J.M/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se të dielën në mbrëmje rreth orës 19:50, dyshohet që në Zveçan, nga persona të panjohur është hedhur një shok-bombë.

Policia sqaron se nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale.

“Raportohet se person/a të dyshuar të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë shok bombë”, deklaron policia.

“Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale”.

Policia konfirmon se lidhur me rastin janë angazhuar njësitë kompetente policore për procedura të mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika