Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Fushë Kosovë  
BKT
Kronika

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Fushë Kosovë  

E. Hoti/ RTKlive

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën e ngacmimit seksual ndaj një gruaje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar se ka ndodhur në Fushë Kosovë  rreth orës 18:38, teksa te i dyshuari është gjetur edhe substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas  Policisë gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.99 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, për çka është hapur rast i veçantë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika