Zhduket një person pas zbritjes në aeroportin “Adem Jashari”
BKT
Kronika

Zhduket një person pas zbritjes në aeroportin “Adem Jashari”

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur me të mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas njoftimit në raportin policor, personi që është raportuar i zhdukur kishte ardhur nga Zvicra më 18 qershor dhe pas zbritjes në aeroport më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është cilësuar si “person i zhdukur” dhe është në procedurë hetimore.

 


MË SHUME NGA Kronika