Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës
BKT
Kronika

Sekuestrohen tri armë zjarri në rajonin e Prishtinës

F. Sertolli / RTKlive

Nga zyrtarët policor të stacioneve të rajonit të Prishtinës, në tri raste dhe lokacione të ndryshme, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se sekuestrimi i një arme, është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar.

“Personi i dyshuar:-L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, , pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, rasti i dytë sipas njoftimit, ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.  

“Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar:një armë AK-47, 48 fishekë dhe një karikatorë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa lidhur me rastin e cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, i cili ka ndodh me 25.05.2023, në rrugën  "Kajtaz Ramadani" në Prishtinë, sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarri.


MË SHUME NGA Kronika