Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale `sulm`
BKT
Kronika

Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale `sulm`

F.S / RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 19.06.2023, rreth orёs 22:35, ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Nёna Terezë” nё Pejё konkretisht nё spitalin rajonal nё Pejё ka ndodhur njё incident.

Policia e Kosovës për mes njoftimit për media, thotë se policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar viktimën e rastit i cili deklaron se njё person i dyshuar fillimisht ka goditur ulёset nё repartin e radiologjisë e mё pas e ka sulmuar edhe viktimën (punonjёs i spitalit) i cili ka pranuar tretman mjekёsor.

“I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs dhe pas njё pune intesive tё hetuesve  tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 20.06.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar.I dyshuar pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika