Gjobë ndaj dy shoferëve, në vendbanim vozitën mbi 140 km/h
M.Sh/RTKlive
Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje në dy raste të ndara, ka ndaluar dy shoferë për tejkalim të shpejtësisë, duke u shqiptuar gjoba nga 300 euro dhe heqje e patentë-shoferit për tyre muaj.
“Në orën 10:10 në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar shoferin B.L (M/K) i moshës 18 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, zhvilloi shpejtësi 140 km/h dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë – shoferit”, njofton policia.
Po ashtu në ora 11:45 në të njëjtin lokacion, policia ndaloi shoferin tjetër L.S i moshës 32 vjeçar, i cili në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilloi shpejtësi 146 km/h dhe ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë-shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.























