Siriani bleu banesë në veri, i uzurpohet nga një serbe
BKT
Kronika

Siriani bleu banesë në veri, i uzurpohet nga një serbe

E. Hoti/ RTKlive

Një sirian ka raportuar se banesën që e kishte blerë nga një femër serbe i është uzurpuar nga një femër tjetër serbe.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në rrugën Oslobogjenje, në veri të Mitrovicës.

Po ashtu në raportin 24 orësh të PK-së bëhet e ditur se të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është iniciuar si “Uzurpim prone” .

“Ankuesi mashkull sirian ka raportuar se banesën qe e kishte blerë nga një femër serbe, tani është uzurpuar nga një e dyshuar femër serbe. Të gjitha palët janë intervistuar dhe rasti është inicuar si më lartë”, thuhet  më tej në raporti policor . 


MË SHUME NGA Kronika