Vriten dy vëllezër në Gjakovë
BKT
Kronika

Vriten dy vëllezër në Gjakovë

E. Hoti/ RTKlive

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Sipas policisë rreth orës 20:20 kanë pranuar informatën se në fshatin Madanaj-Gjakovë dy persona dyshohet të jenë qëlluar me armë zjarri.

Policia njofton se kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore.

Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, ka thënë për RTK-në, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.


MË SHUME NGA Kronika