Përleshje në Zllatar, lëndohen dy persona
BKT
Kronika

Përleshje në Zllatar, lëndohen dy persona

B. H. | RTKlive

Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje që ka ndodhur sot në Zllatar, e ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas hetimeve të para njëri nga të lënduarit është vetëplagosur me armë zjarri.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen Zllatar në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona. Njëri nga personat dyshohet se është lënduar gjatë përleshjes fizike, ndërsa tjetri dyshohet se me armë zjarri është vetëplagosur”, ka thënë zëdhënësja e Policisë.

Sipas saj të dy personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, derisa hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke i ndërmarr veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti.


MË SHUME NGA Kronika