58 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 58 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 16 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 22 aktakuza kundër 22 personave, për vepra të ndryshme penale, e Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave. Prokuroria Themelore në Gjakovë, e ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Nëntëmbëdhjetë aktakuza ka ngritur Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ndryshe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.























