Në zonën kufitare “Lindje”, parandalohet kontrabandim me mallra
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Në zonën kufitare “Lindje”, parandalohet kontrabandim me mallra

V.Thaçi / RTKlive

Policia e Kosovës njofton se në dy raste të ndara ka bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në zonën kufitare “Lindje”.

Sipas policisë me datën 27.06.2023 rreth orës 00:25 në hyrje të fshatit Pasjan është ndaluar vetura Mercedes me targa të Serbisë, e drejtuar nga i dyshuari M. S., si dhe vetura tjetër po ashtu Mercedes me targa të Serbisë e drejtuar nga i dyshuari Z. I.

Po ashtu në njoftim thuhet se gjatë kontrollit tek vetura e parë janë gjetur dhe janë konfiskuar 35 arka x 20 shishe pije alkoolike, kurse tek vetura e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar gjithashtu 29 arka x 20 shishe pije alkoolike.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar, malli i konfiskuar është përcjellë në terminalin doganor, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet nga njësiti kompetent”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika