Plagosje e dyfishtë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
BKT
Foto: Policia e Kosoves
Kronika

Plagosje e dyfishtë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

J.Musliu/RTKlive

Arrestohet një person i dyshuar për veprën  penale  “tentim vrasje”. Policia e Kosovës njofton se një person i dyshuar është arrestuar gjatë ditës së  sotme  në Vushtrri.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje të çastit të ndodhur në fshatin Maxhunaj,  me armë zjarri ka plagosur dy viktima, meshkuj kosovar.

Si pasojë e  lëndimeve dy viktimat A. I., 28 vjeçar dhe E. O., 35 vjeçar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy gëzhoja ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit  pistoletë”, deklaron policia.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit S .Z., 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës i është caktuar masa e ndalimit policor.
 


MË SHUME NGA Kronika