Ferizaj, policia gjobit shoferin për tejkalim të shpejtësisë
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

Ferizaj, policia gjobit shoferin për tejkalim të shpejtësisë

V.Thaçi / RTKlive

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka dënuar me gjobë shoferin A.Z (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 103 km/h.

Sipas policisë ndaj tij, është shqiptuar një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative, një vit masë mbrojtëse dhe heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.


MË SHUME NGA Kronika