Tentim vrasje në Kaçanik
BKT
Kronika

Tentim vrasje në Kaçanik

E.Hoti/RTKlive

Një person ka pësuar lëndime pasi është  rrahur pas një mosmarrëveshje të enjten nga një person tjetër në Kaçanik.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa i dyshuari gjendet në arrati.

“Viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet  se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Policia e ka iniciuar rastin si “Vrasje e mbetur në tentativë”.


MË SHUME NGA Kronika