10:26 / 03.07.2023
Policia gjen pije dhe miell në një makinë të braktisur në Zubin Potok
E.Hoti /RTKlive
Njësitë policore në Zubin Potok të dielën rreth orës 15:07 kanë hasur në një makinë të braktisur, pa targa.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në makinë ka gjetur të ngarkuar pije të gazuara, pije alkoolike, miell dhe disa thasë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, Dogana e Kosovës si dhe njësitë kompetente policore.
Rasti i cili është nën hetime është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”.























