Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohet edhe i dyshuari i dytë
BKT
Kronika

Plagosja e dy personave në Pejë, arrestohet edhe i dyshuari i dytë

E. H. / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar edhe i dyshuari i dytë për rastin e ndodhur më 13 qershor në Pejë, kur kishin mbetur të plagosur dy persona.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 03.07.2023, ёshtё identifikuar lokacioni dhe ёshtё arrestuar i dyshuari: H.D.i lindur me 1978 mashkull/Kosovar”, ka njoftuar policia.

Pasi qё hetuesit e kanё intervistuar tё dyshuarin nё prezencën e avokatit mbrojtës, nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

Plagosja e dy personave kishte ndodhur mbrëmjen e 13 qershorit rreth orës 23:10 nё rrugën “ Ali Pashё Gucia ” nё Pejё.

Njёri nga personat e dyshuar ishte arrestuar më herët nga njësitet policore.


MË SHUME NGA Kronika