Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës
BKT
Kronika

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës

E. Hoti / RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor në Kamenicë në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin F.TH. (1991) shtetas i Kosovës.

Përmes një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, thuhet se ai ishte i kërkuar në bazë të tetë  urdhëresave , të lëshuara nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë me dënim burgimi tre muaj e dymbëdhjetë ditë për veprat penale ‘’ Vjedhje dhe vjedhje e rëndë’’.

“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika