23:10 / 05.07.2023
Vrasje në tentativë në Podujevë, arrestohet i dyshuari
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një person të dyshuar për vrasje në tentativë në fshatin Bajqinë të Podujevës.
Ndaj të dyshuarit B. S, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit i njëjti u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.
Lidhur me rastin, në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar, një revole, pesë fishekë të llojeve të ndryshme, një gëzhojë, si dhe mjete të tjera të forta.
Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale "Vrasje në tentativë".























