Vdes një person pas aksidentit mes trenit dhe veturës në Klinë
BKT
Kronika

Vdes një person pas aksidentit mes trenit dhe veturës në Klinë

Një person ka humbur jetën në një aksident mes trenit dhe një veture në fshatin Videj të Klinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, vozitësi i automjetit është lënduar dhe është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

“Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika