22:11 / 10.07.2023
Arrestohet një i dyshuar për kanosje, i sekuestrohet arma
F. S / RTKlive
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast kanosjeje.
Sipas një njoftimi të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Bajram Bahtiri" në Prishtinë, me ç'rast policia arrestoi të dyshuarin, F. R, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si të dyshuar të implikuar në rast.
"Ndërlidhur me rastin policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar edhe; një revole të kalibrit 7.65 mm, dy copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, si dhe një thikë”, thuhet në njoftim.
Tutje vazhdon njoftimi, ndaj të dyshuarit policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale " Kanosja" si dhe "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës" dhe i njëjti është proceduar më tej.























