22:20 / 10.07.2023
Arrestohet një i dyshuar për zjarrvënie
F.S / RTKlive
Policia Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale, zjarrvënie si dhe mbajtje në pronësi ose posedim të pa autorizuar të armës.
Polica thotë i arrestuari dyshohet se në parkingun e një ndërtese kishte djegur një veturë me targë të huaj.
“I dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.























