58 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Thaçi / RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 48 aktakuza kundër 58 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një aktakuzë kundër një personi, e Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër persona dhe ka ngritur 16 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale, ajo në Gjilan 23 aktakuza kundër 25 personave, derisa Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe ajo në Ferizaj, kanë ngritur nga tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale.























