09:34 / 13.07.2023
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze të mitur në Ferizaj
E. H/ RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të e mitur.
I dyshuari është arrestuar më 11 korrik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë rreth orës 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovar (e mitur)”, ka njoftuar PK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.























