Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor
BKT
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor

E. Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për shkak se e kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Policia ka njoftuar në raportin e saj ditor se rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën “Fahri Fazliu” rreth orës 17:40 në Prishtinë.

 Tutje u bë e ditur se si pasojë e sulmit viktima dhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.


MË SHUME NGA Kronika