10:39 / 16.07.2023
Arratiset një i burgosur nga Psikiatria e Gjilanit, pezullohen mbikqyrësit
M.P. / RTKlive
Arratiset një i burgosur nga Reparti i Psikiatrisë në Spitalin e Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa i burgosuri M.G. është i akuzuar për kanosje.
“SHKK ka informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet me dije se zyrtarët që kanë qenë mbikqyrës të të burgosusit nëpërmjet procedurave disiplinore, janë pezulluar nga puna.























