10:56 / 16.07.2023
12 të lënduar nga aksidenti me tri automjete në Skënderaj
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për lëndimin e 12 personave si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në fshatin Polac të Skenderajt.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 12 persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor, katër prej tyre janë dërguar në QKUK”, thuhet në komunikatën e Policisë.























