09:14 / 17.07.2023
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Gjakovë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj një gruaje.
Sipas njoftimit policor ditor, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 11:45 në Gjakovë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin 24 –orësh të PK-së.
Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit është iniciuar vepra penale për “Sulm seksual”.























