Digjen tërësisht gjashtë vetura në Vushtrri
BKT
Kronika

Digjen tërësisht gjashtë vetura në Vushtrri

Sh.Ç /RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën gjashtë vetura i janë djegur tërësisht në Vushtrri një personi, e disa të tjera pjesërisht.

Të lënduar nga ky incident nuk ka, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe të zjarrfikësve për të lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori që ka iniciuar rastin “zjarrvënie”. Hetimet policore po vazhdojnë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika