09:37 / 17.07.2023
Sulmon policin, arrestohet i dyshuari
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë pasi që nën ndikim të alkoolit kishte shkaktuar vetaksident. I dyshuari pasi ishte shoqëruar në stacionin policor kishte kanosur një zyrtar policor.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 03:40 të mëngjesit, teksa zyrtarit policor i janë shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orësh dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.























