43 aktakuza dhe 43 të ndaluar në tri ditët e fundit
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Kurse gjatë 24 orëve të datës 16 korrik 2023, Prokurori i Shtetit ka njoftuar se, janë ndaluar nëntë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Ndërsa me datën 15 korrik 2023 nga prokuroritë Themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 57 personave, për vepra të ndryshme penale, e po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 22 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit dhe masës së ndalimit për t’iu afruar personit apo vendit të caktuar, ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.























